Dhjetori ka nisur me rënie të ndjeshme të infektimeve dhe vdekjeve nga Covid 19. Sipas të dhënave zyrtare për periudhën 7 ditore 28 nëntor 4 dhjetor në spitalet Covid raportohen 24 viktima, nga 50 viktima që u regjistruan në javën pararendëse. Ndërkohë situata në dy spitalet covid konsiderohet e qëndrueshme, pasi shtrimet nuk ndryshojnë që prej fillimit të muajit tetor duke mbetur në të njëjtat shifra 150-160 pacientë. Java e fundit ka shënuar përgjysmim të numrit të viktimave nga Covid-19 në Shqipëri. Në analizën e shifrave zyrtare të ministrisë së shëndetësisë rezulton se për periudhën 7 ditore, 28 Nëntor – 4 dhjetor në spitalet covid kanë humbur jetën 24 pacientë nga 50 që ishte numri i fataliteteve në javën pararendëse 21 – 27 nëntor. Përmirësimi i situatës pandemike në vend ka çuar në uljen e incidencës dy javore të infektimeve nga covid 19. Në dy javët e fundit raportohen 5414 infektime të reja me një incidencë që llogaritet në 193 infektime për 100 mijë banorë, nga 277 infektime për periudhën 1 deri në 14 nëntor. Ndërkohë shifra e të shtruarve në spitalet covid nuk ndryshon prej më shumë se dy muajsh duke u luhatur në shifrat 150-160 pacientë, nga 270 shtretër që është kapaciteti mbajtës I dy spitaleve covid. Rënie të ndjeshme ka pësuar edhe numri i rasteve aktive me covid 19 që llogaritet në 6438 infektime në rang vend nga rreth 8000 që raportoheshin në fillim të muajit tetor. Ndërkohë nga 28 nëntori dhe deri më 4 dhjetor janë bërë 15.043 testime, afro 4600 më pak se periudha 21 nëntor-27 nëntor. Kështu në total në dy javët e fundit janë 34.6669 testime, me 5.414 të infektuar, 74 vdekje me një mesatare me 5 fatalitete në ditë ndërsa shkalla e pozitivitetit është 1 në 6.4 teste pozitiv ose 15.5%. Sa i përket incidencës të këtyre dy javëvë janë 193 infektime për 100 mijë banorë. Ndërkohë Shkodra sipas shifrave renditet ndër 5 qytetet me numrin më të lartë të infektuarve në shkallë vendi. Në bazë të këtyre të dhënave do të merren edhe vendimet e ardhshme të Komitetit të Ekspertëve për masat që do jenë ndërsa po afrojnë festat e fundvitit.

Artikulli paraprakRESHJET E BORËS/ BANORËT REAGOJNË PËR RRUGËN E THETHIT
Artikulli tjetërSHKODËR, FESTOHET DITA BOTËRORE E KAFESË TURKE