
Në bashkinë Malësi e Madhe, janë kryer më shumë se 25 mijë doza vaksinë. Riza Curraj, epidemiolog në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor bën me dije se pavarësisht shifrës së lartë, ka ende shumë qytetarë të pavaksinuar.
Epidemiologu Curraj shpjegon pse numri I vaksinave të dozës së dytë është më i lartë se i dozave të para të aplikuara. Edhe në këtë bashki, grupmosha më e vaksinuar janë mbi 60 vjeç.
Specialistët e shëndetit apelojnë qytetarët, kryesisht të moshave të reja të konsiderojnë mundësinë e vaksinimit, simos gjatë kësaj periudhe kur në vendin tonë është përhapur edhe nën varianti I Omicron BA2.






