Shkodra mbetet një nga vatrat më aktive të COVID-19. Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe 28 raste të reja pozitive. Vatrat e reja të infeksionit janë zgjeruar me 27 raste në Shkodër, ndërsa një rast është shënuar në bashkinë Malësi e Madhe.

Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel vazhdimisht qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm të zbatojnë masat anti-Covid në mënyrë që të minimzohet përhapja e koronavirus në vendin tonë, si dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes, por të kontaktojnë menjëherë me mikun e familjes për çdo dyshim që kanë .

Ndërkohë ajo që mbetet shqetësuese është fakti që një pjesë e qytetarëve shkodran kanë ulur nivelin e ndërgjegjësimit sa i përket zbatimit të protokollit anti-Covid, pasi vijojnë të lëvizin në rrugët e qytetit pa maska mbrojtëse ndërsa nuk mbajnë as distancën e kërkuar për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga infektimi me virus. Kjo ka bërë që situata të rëndohet edhe më shumë sepse numri i të infektuarve në qarkun e Shkodrës po rritet pothuajse çdo ditë.

Ndërkohë në të gjithë qarkun vijon monitorimi i bizneseve për zbatimin e protokollit COVID-19 ndërsa nuk mungojnë as kontrollet në terren për zbatimin e Aktit Normativ të vendosjes me detyrim të maskave mbrojtëse në ambjentet e hapura dhe të mbyllura