Austria planifikon të fillojë një rihapje të ngadaltë të bizneseve nga maji nën një koncept të rreptë higjienik, pas disa muajsh mbylljeje të detyruar nga pandemia.

“Hapat e parë drejt një rihapjeje mbarëkombëtare të sektorëve të turizmit, gastronomisë, kulturës dhe sporteve do të jenë të mundshme nga muaji tjetër”, tha kancelari Sebastian Kurz.

Ai nuk dha një datë të saktë, megjithatë shtoi se planifikimi i hollësishëm ishte planifikuar për javën e ardhshme.

Maskat e fytyrës, testimi dhe një “pasaportë e gjelbër për personat tashmë të vaksinuar, ose që mund të paraqesin një rezultat negativ të testit COVID-19, ose që janë shëruar nga sëmundja, do të luajnë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e rihapjes së kujdesshme.

Ngarkesa e rasteve ditore në Austri ka qenë në rënie kohët e fundit, ndërsa situata në njësitë e kujdesit intensiv gjithashtu është përmirësuar disi.

Shkalla e incidencës shtatëditore, aktualisht, është rreth 205.