Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë në konferencën e parë për mediat për vitin 2021.

Sipas Drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, gjatë dy javëve të fundit ka një ulje të pozitivitetit me Covid-19.

“Gjatë javës së fundit incidence është ulur lehtësisht. Për dy javët e fundit mbetet 277 raste për 100 mijë banorë, krahasuar me dy javët e mëparshme. Pozitiviteti është 22%. Mosha e rasteve të konfirmuara është 47.5 vjeç.

Ka një rritje të grupmoshës 25-34 vjeç. Qarqet më të prekura janë Gjirokastra, Tirana dhe Lezha”, u shpreh drejtoresha e ISHP.

“Jemi ende në një kohë kur transmetueshmëria është e lartë dhe kur rastet spitalore janë të rëndësishme si numra. Të respektojmë masat. Duke nisur me mosgrumbullimet, maskën dhe respektimin e orës policore”.