Gjermania ka caktuar zonat me risk të lartë të Covid-19, që do të thotë se udhëtarët e pavaksinuar, që vizitojnë këto vende duhet të karantinohen për 5 ditë.

Mes vendeve me risk të lartë, Instituti gjerman, Robert Koch, ka renditur Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Reuters përcjell se, duke filluar nga 22 gushti 2021, Kosova dhe Maqedonia e Veriut cilësohen si zona me rrezik të lartë për përhapjen e Covid-19.

Gjithashtu, Kreta dhe ishujt në detin jugor të Egjeut në Greqi (duke filluar nga e marta, 24 gusht 2021, në mesnatë),Irlanda, rajonet kufitare dhe perëndimore konsiderohen zona me rrezik të lartë transmetueshmërie të koronavirusit., deklaroi dje, 20 gusht, Instituti Robert Koch.

Instituti hoqi nga lista e zonave me rrezik veçanërisht të lartë Andorrën dhe disa rajone të Spanjës.

Çfarë vlen tani për udhëtarët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut?

Sipas ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë, udhëtarët që duke filluar nga data 22 gusht kanë qenë në një zonë me rrezik të lartë në 10 ditët e mëparshme, duhet të regjistrohen në portalin www.einreiseanmeldung.de para se të nisen në Gjermani dhe ta kenë me vete vërtetimin e regjistrimit.

Nëse nuk janë të vaksinuar ose të shëruar nga virusi korona, duhet të bëjnë një test negativ. Në Gjermani duhet të kalojnë 10 ditë në karantinë. Periudha e karantinës shkurtohet automatikisht në 5 ditë për fëmijët nën moshën 12 vjeçare dhe për të rriturit, të cilët pas pesë ditësh dëshmojnë rezultatin negativ të testit të koronës.

Përjashtohen nga ky rregull personat, të cilët kanë qenë si tranzit në një zonë me rrezik të lartë ose zonë të varianteve të virusit dhe janë tranzit nër Gjermani dhe largohen nga vendi sa më shpejt

Artikulli paraprakMINISTRI I JASHTËM ITALIAN: AFGANISTANI NUK MUND TË BËHET TERREN PËR TERRORIZMIN
Artikulli tjetërNGA SHQIPËRIA NË KOSOVË, MAQEDONI E UKRAINË, SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT: 13 SHTETE KANË PRANUAR TË STREHOJNË AFGANËT QË PO LARGOHEN NGA VENDI