Futbollisti i njohur, Lorik Cana shprehet se vaksina është mjeti më i mirë për të përballuar koronavirusin.

Në një mesazh ndërgjegjësues, Cana bën apel që qytetarët të mos e neglizhojnë, por të vaksinohen për të mbrojtur shëndetin e tyre, të familjarëve dhe të gjithë shoqërisë.

“Kam qenë menjëherë i sigurt se vaksina është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur. E kam bërë vaksinën edhe për të mbrojtur fëmijët e mi, prindërit e mi dhe të gjithë shoqërinë tonë”, thotë më tej Cana.

Video-mesazhi është publikuar nga kryeministri, Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në ‘Facebook’, në kuadër të fushatës së vaksinimit kundër Covid-19.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/887627365227650/?__tn__=%2CO