Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 695 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, nuk ka humbje jete në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 695 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 35 qytetarë, në këto bashki:

15 në Tiranë, 4 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Kurbin, Fier, Devoll, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Kamëz, Mat, Klos, Patos, Berat, Elbasan.

Janë 380 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,257 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 35
Të shëruar në 24 orë 53
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 695

Testime totale 1,984,449
Raste pozitive 331,226
Raste të shëruara 327,257
Raste Aktive 380
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 236
Elbasan 34
Vlorë 19
Fier 19
Shkodër 17
Durrës 14

Lezhë 12
Gjirokastër 11
Dibër 10
Korçë 4
Berat 3
Kukës 1