
Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar thuhet se janë shpallur 37 qytetarë të infektuar. Nga ana tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë gjatë këtij intervali kohor. Sa i takon të shëruarave ato janë 24.
Njoftimi i MSH
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 37 qytetarë, në këto bashki:
18 në Tiranë, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Pogradec, Vlorë, Lushnje, Fier, Durrës, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, Gjirokastër, Berat.
Janë 439 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 24 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,893 që nga fillimi i epidemisë.