
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 328 persona të infektuar me virusin. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e ka fituar betejën me virusin 1 qytetare nga Fieri.
Sa i përket të shëruarve ato janë 383. Sakaq, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.