
Ministria e Shëndetësisë ka raportuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 547 qytetarë të infektuar me virusin. Për fat të keq, 7 pacientë nuk e kanë fituar betejën me virusin dhe kanë ndërruar jetë. Janë shëruar 409 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,279 që nga fillimi i epidemisë. Janë 7,692 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.


