Ministria e Shëndetësisë në Itali, ka publikuar të dhënat e fundit e COVID-19 atje.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5.959 infektime. Nga krahu tjetër, nuk e kanë fituar betejën me virusin 37 qytetarë.

Në njoftim, thuhet se në njësitë e kujdesit intensive ndodhen 525 pacientë, ndërsa 4.298 janë shpallur të shëruar.

Shkalla e pozitivitetit është 2.67%. Sa i përket rajoneve më të prekura janë Sicilia, me 1.369 raste aktive, Emilia-Romagna me 605 infeksione dhe Toskana me 528.