Rënia e ulët e rasteve të vdekjeve dhe të infektuarve me COVID, kanë detyruar autoritetet italiane që të shtyjnë deri në 25 shkurt lëvizjen mes rajoneve.

Kështu, rajonet, Abruzzo, Liguria, Toskana dhe Provinca e Trento-s janë shpallur zona portokalli, duke iu shtuar kështu rajonit të Umbria-s dhe Bolzanos, që janë shpallur më herët. Ndërsa Sicilia pritet të ndryshojë të hënën nga zonë portokalli në të verdhë.

Udhëtimi mes rajoneve është i ndaluar. Inkurajuese është situata për sektorin e turizmit dimëror. Operatorët e skive, kanë marrë premtimin nga autoritetet se do të lehtësohen disi masat në këtë sektor dhe gradualisht të kthehet në “jetë”.

Këtë e ka konfirmuar gazetarja Valeria Ghezzi.