Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 138.860 persona të infektuar me virus.

Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 227 qytetarë, duke e dërguar në total këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 143.523 viktima.

Norma e pozitivitetit është 16.4%. Në raportet intensive është rritur numri i pacientëve, por edhe në pavijonet e zakonshme po ashtu.

Autoritetet këshillojnë sistematik qytetarët që të vendosin maskat mbrojtëse dhe të respektojnë masat, si kusht për të frenuar përhapjen e COVID-it.