Vazhdojnë të mbeten të larta shifrat e viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ndërsa rastet e reja kanë filluar të stabilizohen prej 3 javësh.

Kështu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 5362 testime për COVID dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 577 persona, pjesa më e madhe në Shkup me 265 raste.

Ndërsa viktimat kanë qenë 30 duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6 214.

Po ashtu janë shëruar edhe 1010 pacientë, 163070 të shëruar që nga fillimi i pandemisë. Rastet aktive me Covid janë 13166.

Artikulli paraprakZËDHËNËSJA E PD PËR MBLEDHJEN E FLETËVE TË GRISURA NGA RAMA: HAJDUTI SERIAL I VOTAVE NUK HEQ DOT DUART NGA FLETËT, E MBUSHI SHQIPËRINË ME PLEHRA E LUAN FILMA NË KUVEND
Artikulli tjetërCOVID-19 NË ITALI, 5.621 TË INFEKTUAR DHE 62 VIKTIMA GJATË 24 ORËVE TË FUNDIT