Është paraqitur më e qetë situata e krijuar nga përhapja e pandemisë COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në qarku Shkodër. Nëntë raste të reja janë konfirmuar në tre bashki, 27 më pak se një ditë më parë. Vatrat e reja të infeksionit janë zgjeruar me gjashtë raste në bashkinë Malësi e Madhe, me dy raste në Pukë dhe një rast të ri në bashkinë shkodër. Ndërkohë janë konfirmuar edhe dy viktima duke bërë që të rritet ndjeshëm bilanci i fataliteve. Aktualisht, të infektuar me koronavirus në të gjithë qarkun janë 856 persona, 10 më pak se një ditë më parë.

Tashmë Shkodra renditet në vendin e shtatë për nga numri i rasteve aktive me këtë infeksion. Në kuadër të ndjekjes së situatës epidemiologjike, në bashkinë Shkodër dhe Vau Dejës janë marrë 29 tamponë, në Malësinë e Madhe janë marrë shtatë tamponë dhe në bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz nuk janë marrë tamponë të tjerë. Gjatë ditës së shtunë në Qarkun Shkodër janë monitoruar përmes platformave online 15 bar-kafe.

Subjektet e monitoruara kanë zbatuar masat mbrojtëse për kufizimin e përhapjes së covid-19. Në zbatim të urdhërit për bashkërendimin e inspektimeve në kuadër të task-forcës  anticovid, grupet e punës nga ISHSH, Inspektoratin e Punës, NJVKSH dhe AKU, gjatë një dite më parë ndaluan  rreth 40 qytetarë te cilet u këshilluan për mbajtjen rregullisht të maskës dhe në mënyrën e përcaktuar