Autoritetet italiane janë duke menduar vendosjen e kufizimeve për njerëzit e pa-vaksinuar, për të frenuar kështu përhapjen e virusit COVID-19.

The Guardian shkruan se një lëvizje e ngjashme është implementuar në Francë, ku personat e pavakisnuar nuk i lejohet shërbimi në ambientet e brendshme të bareve dhe restoranteve si dhe i ndalohet hyrja në stadiume, muze, teatro, kinema, pishina dhe palestra.

Qeveria shpreson që detyrimi për të paraqitur “lejen jeshile” teksa udhëton brenda vendit me tren ose aeroplan, do të stimulojë më shumë njerëzit për t’u vaksinuar.

Dekreti pritet të miratohet këtë javë dhe mund të hyjë në fuqi nga 26 korriku.

Vlen të përmendet se numri i viktimave dhe i shtrimeve në spital për shkak të COVID-19 ka rënë ndjeshëm në Itali, që kur ajo përshpejtoi programin e vaksinimit.

Por infeksionet, kryesisht të nxitura nga variant Delta, janë rritur gjatë javës së kaluar, pasi vetëm të dielën u raportuan 3,127 raste të reja.