Po rritet ndjeshëm numri I personave të infektuar nga COVID-19 në qarkun Shkodër. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe pesë rastë të reja, ku tre I përkasin bashkisë Shkodër dhe nga një rast është shënuar në bashkinë Vau Dejë dhe Malësi e Madhe. Në total, numri I të prekurve nga virusi që prej përhpjes së pandemisë është 578, ndër të cilët 230 janë raste aktive.

Ndërkohë, është shënuar edhe viktima e 31 në qark. Bëhet fjalë për një të moshuar 64-vjeçar I cili prej ditësh ishte shtruar në Tiranë, si shkak I përkeqësimit të gjendjes shëndetësore pas infektimit me koronavirus.

Fatmirësisht gjatë dy ditëve të fundit ka patur një rënie të numrit të pacientëve të shtruar në spitalet në Tiranë. Aktualisht, dy është numri I personave të hospitalizuar, numri më I ulët në një muaj. Famtirësisht ka patur edhe një rritje të personave të shëruar nga COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe pesë persona, duke e rritur në 317 numrin total të të rikuperuarve nga infeksioni COVID-19. Nga grupi takse force i perbere nga ISHSH, AKU, NjVKSh, kanë monitoruar gjithsej 80 subjekte, prej te cileve, 9 dyqane veshjesh, 4 dyqane artikuj të ndryshëm industrialë , 1dyqan këpucesh, 1 dyqan elektrike, 1 dyqan elektroshtëpiake, 1 cerdhe, 1 kopësht, 1 qendër ditore për fëmije, 2 materiale ndërtimi, 4 dyqane mishi,

1 dyqan bulmeti,1 furrë buke, 2 pasticeri, 1 byrektore, 7 markete/dyqane ushqimore, 17 bar-kafe, 5 farmaci 4 pika pagese, 3 parukeri, 11 institucione publike,2 ujësjellësa dhe 1 klinikë dentare.