Kryeministri Edi Rama njofton se dhe 56.160 vaksina Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri.

Kreu i Qeverisë thekson nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, se numri i përgjithshëm i vaksinave të mbërritura në vend është 1.755.570. Rama i bën thirrje të gjithë qytetarëve të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit, duke mbrojtur kështu shëndetin dhe jetën.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Edhe 56,160 vaksina Pfizer i shtohen sasisë së vaksinave AntiCovid duke e çuar në 1,755,570 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.
Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit.

Mbroni shëndetin dhe jetën

***1,248,205 vaksinime të kryera deri tani

#VaksinatShpëtojnëJetë

#ShqipëriaBuzëqesh

#SkaKohëPërPushim

Artikulli paraprak“DO T’I ISHA FALËNDERUES ZOTIT NËSE SERBËT DO TË ISHIN SI BREGOVIÇ”, BALLIST MORINA REAGON PËR KONCERTIN NË KORÇË: NUK REZULTON TË KETË BËRË THIRRJE ANTI-SHQIPTARE, MIRË SE TË VIJË!
Artikulli tjetërTEMPERATURA TË LARTA DHE ERË E LEHTË NË BREGDET, VRANËSIRA KALIMTARE NË ZONAT MALORE, NUK KA RESHJE SHIU