Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me virusin 42 qytetarë. Nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është shënuar asnjë viktimë.

Gjatë këtij intervali kohor janë shpallur të shëruar 16 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive në të gjithë territorin e Kosovës është 195.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:

26 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.199 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 374.190 doza të vaksinës.

Deri më sot 117.382 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.987 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.613.

Në total numri i rasteve aktive është 195.

Artikulli paraprakMETA DEKORON DY HERONJ TË LUFTËS ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS: KISHIN NJË QËLLIM TË PËRBASHKËT, PAVARËSINË DHE LARTËSIMIN E KOMBIT TONË
Artikulli tjetërSHKODËR, MBYTET NJË VAJZË 7 VJEÇE NË UJËRAT E LUMIT BUNA