Janë rritur sërish rastet e reja të infektimeve me COVID-19 në Itali.

Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13.447 të infektuar, 3.658 më shumë, krahasuar me një ditë më parë, ku u shënuan 9.789.

Gjithashtu, është rritur edhe numri i viktimave. Këtë të martë janë regjistruar 476, ndërsa një ditë më parë 358.

Në njësitë e kujdesit intensiv, në të gjithë spitalet e vendit, janë shtruar 3.526 pacientë.

Ndërsa nga krahu tjetër, në të gjitha pavijonet aktualisht janë të shtruar 26.952 pacientë. Rastet aktive në të gjithë territorin italian, janë 519.220, ku krahasuar me një ditë më parë, janë 5.197 më pak.

Artikulli paraprak“DISA USHTARË JANË VRARË…”, NATO ULTIMATUM RUSISË: LARGO TRUPAT NGA KUFIRI ME UKRAINËN
Artikulli tjetër‘’NUK JAM PIKTOR”, BASHA PUBLIKON VIDEON: UNË E DI ÇFARË I DUHET SHQIPËRISË, PUNËSIM, BE, NDRYSHIM!