Prej disa ditësh në Shkodër vihet re mungesa e tamponëve të testimit të COVID-19 në institucionet shëndetësore. Nisur edhe nga numri I personave që rezultojnë të infektuar çdo ditë me këtë infkesion, burime pranë këtyre institucioneve bëjnë me dije se kryesisht prej tre ditësh ka vështrësi në sigurimin e tamponëve për t’I vënë në funksion të personave që shfaqin simptoma të infektimit apo edhe të familjarëve të atyre që kanë rezultuar pozitiv më herët.

Kështu, është krijuar një panoramë e paqartë e situatës së krijuar nga përhapja e pandemisë sepse një problem tjetër që rezulton të jetë prezent është edhe vonesa në kthimin e përgjigjeve të tamponvëe nga Instituti I Shëndetit Publik në Tiranë, aty ku dalin përgjigjet për të gjithë vendin.

Pavarësisht testimeve që janë bërë, në Shkodër janë të shumtë edhe qytetarët të cilët kanë zgjedhur të përballen me infeksionin në mënyrat e tyre pa kontaktuar me mjekët deri në momentin e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore duke krijuar kështu një situatë edhe më shqetësuese pasi këto janë raste deri diku edhe të paidentifikuara.

Ndërkohë, akoma nuk dihet se kur tamponët do të vihen në dispozicion të qytetarëve shkodranë. Kjo është një përgjegjësi e institucioneve shëndetësore të cilët ndjekin nga afër situatën e krijuar, ku është lehtësisht e kuptueshme rëndësia e zbulimit të rasteve të reja dhe izolimi I tyre në kohë para se të infketohen edhe të tjerë persona.