Spanja ka zgjatur deri më 19 prill karantinën e vendosur për udhëtarët nga Kolumbia, Peruja dhe tetë vende afrikane për të frenuar përhapjen e varianteve të COVID-19, sipas një dekreti të botuar.

Ky izolim dhjetë ditor zbatohet gjithashtu për udhëtarët që vijnë nga Brazili dhe Afrika e Jugut, nga të cilët vetëm shtetasit dhe banorët spanjollë ose nga Andorra kanë të drejtë të hyjnë në Spanjë.

Vendet afrikane në fjalë janë Botsvana, Komoret, Gana, Kenia, Mozambiku, Tanzania, Zambia dhe Zimbabve.

Udhëtarët nga këto dymbëdhjetë vende duhet të respektojnë një karantinë prej dhjetë ditësh ose shtatë nëse paraqesin një test negativ PCR në fund të kësaj periudhe dhe kjo që nga 2 marsi.

“Ekziston ende shqetësimi në lidhje me variantin brazilian dhe afrikanojugor të COVID-19, si në lidhje me ndikimin e tyre në rritjen e transmetueshmërisë, riinfektimet dhe një ulje të mundshme të efikasitetit të vaksinës, ashtu edhe me përhapjen e tyre në vendet e afërta”, vazhdohet në dekretin e botuar në buletinin zyrtar.

Spanja është një nga vendet evropiane më të prekura nga pandemia COVID-19, me më shumë se 75 000 të vdekur dhe më shumë se 3,2 milionë raste.

Artikulli paraprakMISIONI I RRALLË! MJEKËT RUSË PËRFUNDOJNË OPERACIONIN E ZEMRËS GJATË ZJARRIT NË SPITAL
Artikulli tjetërSHQIPËRIA NË DITËN E 7 TË VAKSINIMIT MASIV, NIS SOT ME EFEKTIVËT E POLICISË! 500 PUNONJËS TË FORCAVE TË RENDIT DHE FNSH VAKSINOHEN NË ‘AIR ALBANIA’