Vdekjet për shkak të Covid-19 ranë me 90% midis banorëve 80-vjeçarë në Britaninë e Madhe në muajin mars, krahasuar me kulmin e valës në fund të janarit nga ‘varianti anglez’ agresiv, deklaroi Instituti Britanik i Statistikave.

Krahasimi u bë mes 536 vdekjeve të personave mbi 80-vjeçarë në javën 6-12 mars kundrejt 5 349 personave të javës 16-22 janar.

Rënie 87-88% gjithashtu midis moshave mbi 70 vjeç dhe 83% mbi 60 vjeç.

Një konfirmim i efektit të një fushate të shpejtë vaksinimi duke u dhënë përparësi ekskluzive grupeve të moshës më të madhe dhe të prekshme si dhe stafit të azileve.