Coronavirus - Sun Dec 20, 2020. People at St Pancras station in London, waiting to board the last train to Paris today, amid concerns that borders will close and with the public being urged to adhere to Government guidance after Prime Minister Boris Johnson announced on Saturday that from Sunday areas in the South East currently in Tier 3 will be moved into a new Tier 4 for two weeks ' effectively returning to the lockdown rules of November, after scientists warned of the rapid spread of the new variant coronavirus. Picture date: Sunday December 20, 2020. Passengers who crowded on to trains to escape the tightening of Covid-19 restrictions in London yesterday evening have been branded "totally irresponsible" by the Health Secretary. See PA story HEALTH Coronavirus. Photo credit should read: Stefan Rousseau/PA Wire URN:57205814 (Press Association via AP Images)

Anglia do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna në mëngjes për t’u mbrojtur “nga rreziku ende i paidentifikuar i virusit të ri”, tha kryeministri .

Kushdo që do të udhëtojë në Angli do të duhet të tregojë provën e një testi negativ Covid para se të niset.

Kjo vjen pas ndalimit të udhëtarëve nga Amerika e Jugut dhe Portugalia, e cila hyri në fuqi të premten për shkak të shqetësimeve të variantit të ri të identifikuar në Brazil.

Boris Johnson tha se rregullat e reja do të ishin në fuqi të paktën deri në 15 shkurt.

Gjatë muajit të fundit në Angli kanë vdekur 1280 persona duke e çuar numrin total të vdekjeve në 87.291 persona.

Gjatë një konference për shtyp, Kryeministri tha se ishte “jetësore ” të merreshin masa shtesë.

“Pikërisht sepse kemi shpresë nga vaksina, për shkak të rrezikut të ri që vjen nga përtej detit duhet të ndërmarrim hapa shtesë për të parandaluar hyrjet, “tha ai.

Pas kësaj, të gjithë që do të hyjnë në Angli do të karantinohen deri në 10 ditë, përveç nëse testohen negativisht edhe pas pesë ditësh, shkruan BBC.

Z.Johnson tha se rregullat e reja do të zbatoheshin në të gjithë vendin dhe qeveria do të rritë masat e kufizimeve në vend.