Një tjetër gazetare shqiptare ka humbur betejën me Covid-19. Gazetarja e mirënjohur nga Shkodra, Anila Dushi, nuk ka arritur ta fitojë këtë luftë me virusin, duke u ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Dushi është një gazetare e njohur në Shkodër, por edhe në Shqipëri, me një karrierë të pasur, ku ka punuar në mediat lokale dhe kombëtare.

Kolegu i saj, gazetari Ardi Hoti dha njoftimin në Facebook duke shkruar: Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare.

Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin tend .Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije.E veshtire per kedo ti thote lamtumire Anila Dushit.

Aa22