Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur ditën e sotme, ku po raportohet mbi të dhënat e fundit në vend në lidhje me pandeminë e COVID.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino tha se tha se në vend kanë ardhur më shumë se 3 milionë doza vaksinash dhe se kemi mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën 16 vjeç e lartë

“Në kuadër të këtij komunikimi theksojmë se vaksinimi është i domosdoshëm. Në Shqipëria kanë ardhur mbi 3 milionë doza vaksinash, mbi 87% e tyre janë përdorur. Kemi një nivel të lartë vaksinimi. Vaksina më e përdorur është Pfizer, e ndjekur nga covornavac dhe pastaj Astra Zeneca. Kemi mbi 50% me dy doza për të gjithë popullatën 16 vjeç e lartë. Gjysma e popullatës është vaksinuar”, u shpreh ajo.

Prej javësh tashmë, situata mbetet e qetë me një numër të ulët rastesh të reja infeksionesh, ndersa tashme eshte hequr detyrimi i mbajtjes se maskes, hapen klubet e nates dhe ne kufi nuk do kerkohet certifikate vaksinimi apo test PCR.

Artikulli paraprakANTONIO GUTERRES DO TË TAKOHET SOT ME PUTININ, SHEFI I OKB-SË VIZITON KIEVIN TË ENJTEN
Artikulli tjetërARRESTIMI I ERVIS ZIKËS PËR SHPËRDORIM DETYRE, SEIT VUÇAJ EMËROHET DREJTORI I RI I BURGUT TË REÇIT