COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,227 testime, 64 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 41 të shëruar në 24 orët e fundit

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,227 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 64 qytetarë, në këto bashki:

28 në Tiranë, 10 Sarandë, 6 në Fier, 3 në Lushnje, Gjirokastër, 2 në Lezhë, Durrës, Delvinë, Sarandë, 1 në Tropojë, Korçë, Devoll, Elbasan, Belsh, Gramsh. Janë 503 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete. Janë shëruar 41 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,828 që nga fillimi i epidemisë.

Artikulli paraprakMBAHET NË PRAGË FESTIVALI SHKENCOR EUROPIAN PËR MËSUESIT, SHQIPËRIA MERR PJESË PËR HERË TË PARE, JA DETAJET
Artikulli tjetërRRUGËT E KIEVIT KTHEHEN NË ‘VARREZA’ PËR TANKET RUSE TEKSA FORCAT UKRAINASE TRONDITIN ME ATO QË ZBULOJNË NËN RRËNOJA