
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 735 testime, 25 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 22 të shëruar në 24 orët e fundit.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 735 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 25 qytetarë, në këto bashki:
13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Fier, Sarandë, Tepelenë, Korçë, Kolonjë, Gramsh. Janë 286 qytetarë aktivë me covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Përmeti 75 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.
Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,583 që nga fillimi i epidemisë.






