Rikthimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United pas 12 vitesh ka rikthyer edhe entuziazmin te tifozët të cilët po presin me padurim debutimin e dytë të CR7 me fanellën e 20-herë kampionëve të Anglisë.

Megjithatë edhe pse Ronaldo ka mbrritur në Britaninë e Madhe për shkak të rregullave kundër COVID-19 ai duhet të qëndrojë i izoluar në vilën e tij në Manchester për 5 ditë dhe për këtë arsye me shumë gjasa nuk do të debutojë në sfidën e së shtunës ndaj Neëcastle United në orën 16:00, kjo për vetë faktin pasi Ronaldo do të ketë vetëm 1 ditë stërvitje me Djajtë e Kuq para kësaj sfide pasi deri të enjten do të qëndrojë i karantinuar në shtëpinë e tij.