
Portugali 1-0 Ganë. Cristiano Ronaldo kalon në avantazh Portugalinë në minutën e 65. Sulmuesi luzitan ka kthyer në gol një penallti që e ka fituar vetë.
Po ashtu në fillim të ndeshjes gjatë ekzekutimit të himnit të Portugalisë, Ronaldo është përlotur. Shpresat e një kombi janë të varura te sulmuesi që për momentin ka mbetur pa ekip. 37 vjeçari ka emocionuar dhe fëmijët që shoqërojnë futbollistët.
Portugalia dhe Gana po luajnë në Kupën e Botës për grupin H.






