Çudia e shqiptares, fshihet në motorin e furgonit për të mbërritur në Angli

Dëshira e madhe për të emigruar drejt Londrës ka bërë që një vajzë shqiptare të merrte një rrugë të rrezikshme për të mbërritur në Britani. Shqiptarja, identiteti i së cilës nuk bëhet publik, ka tërhequr vëmendjen për mënyrën sesi ajo dashur të mbërrinte në Londër. Ajo është fshehur në pjesën e parme të një furgoni, në pjesën ku qëndron motori. Në foto e publikuara nga ‘’Daily Mail’’ dhe ‘’The Sun’’ shikohet sesi shqiptarja qëndron e mbledhur në pjesën e motorit. Vajza shqiptare është zbuluar nga oficerët e policisë kufitare të cilët e kanë ndalur furgonin dhe shoferi ka dhënë disa versione për pyetjen e policëve se nga cili vend ishte nisur. Policia ka dyshuar, dhe më pas ka kontrolluar furgonin, ka gjetur vajzën e fshehur në pjesën e motorit, i cili ishte përshtatur në atë mënyrë që të futej një njeri.

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 18 QERSHORIT, RAMA TAKIM ME MISIONIN E OSBE-SË
Artikulli tjetërAKSIDENT ME KATËR TË PLAGOSUR NË RRUGËN ELBASAN-PEQIN