Festën e pavarësisë dhe kurorat me lule dy anëtarë të Këshillit Bashkiak të Shkodrës kanë vendosur që ta kremtojnë në një mënyrë të veçantë.

Të shkëputur nga turma anëtarët e grupit të djathtë Mustaf Lici dhe Muarrem Shkjau, të vetmuar vendosën kurora me lule tek dëshmorët e 2 prillit duke përkujtuar 4 martirët e demokracisë. Për ta harresa e 2 prillit në ditën e pavarësisë nuk është në nderin e askujt. Më i prerë dhe i drejtpërdrejtë në deklaratën e tij është anëtari Muarrem Shkjau. Kurora me lule e dy anëtarëve të këshillit bashkiak tek dëshmorët e 2 prillit ka qëndruar e vetmuar ndërsa ky gjest i Mustaf Licit dhe Muarrem Shkjaut vjen edhe si një thirrje për të mos patur ndasi e paragjykime në ditën e pavarësisë, festa më e madhe e shqiptarëve.

Artikulli paraprakSHKOLLA E PARË SHQIPE NË SHIROKË, NDRYSHON HISTORIA?
Artikulli tjetërHISTORIANI XHAFA: I PEZMATUAR, SHQIPËRIA ÇEREKSHTETI