Pakicat serbo malazeze pretendojnë se në Shkodër kanë kisha dhe varre një mijë vjeçare. Këtë deklaratë e bëri kreu i shoqatës “Rozafa Moraça” Pavlo Janko pas meshës së shenjtë për festën e Krishtlindjeve Ortodokse që u kremtua në kishën e “Shën Trinisë” në Vrakë të Malësisë së Madhe, atje ku janë të vendosur më së shumti këto pakica. Deklarata e Jakos nuk bazohet në asnjë fakt historik dhe është thjeshtë një pretendim i tij.

Kreu i shoqatës Jako shprehet gjithashtu se bashkëjetesa fetare në Shqipëri dhe ajo mes pakicave dhe shqiptarëve është një shembull për mbarë botën ndërsa nuk është edhe aq i bindur për mikëpritjen që kanë gjetur pakicat në Shqipëri duke iu hapur dyert ndryshe nga Serbia e cila masakroi boshnjakët, shqiptarët e Kosovës apo edhe të tjerë.

Janko thotë se ajo që po kërkojnë duke qenë se jemi edhe para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit është që gjuha serbe të jetë gjuhë e dytë e detyruar.

Edhe më përpara kreu i shoqatës “Rozafa Moraça” ka bërë deklarata që nuk qëndrojnë dhe nuk janë të bazuara në fakte historike.