Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu pas barazimit që kuqeblutë morën 0-0 me Luftëtarin në Gjirokastër shprehet se deklarata e presidentit të Laçit Pashk Laska se fiton Vllaznia ndaj gjirokastritëve ka qenë më shumë një batutë e momentit.

Trajneri Cungu shprehet se Vllaznia mund ta fitonte ndeshjen në Gjirokastër ashtu siç ishte edhe pranë humbjes për mënyrën se si u zhvillua loja. Për teknikun Cungu nuk ka qetësi deri sa të mbarojë sezoni. Me barazimin ndaj Luftëtarit Vllaznia konsolidon pozitat e saj në mesin e tabelës edhe pse ende asgjë s’ka mbaruar sepse ekipet janë të ngjeshura në fundin e renditjes.