Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu në prag të ndeshjes me Skenderbeun ndjehet keq kur sulmohet edhe nga Shkodra si në rastin e ndeshjes Korabi-Vllaznia ku hamendësohet për aludim të dibranëve në fitoren që Vllaznia mori 2-0.

Tekniku Cungu ndjehet plot çudi kur ka dëgjuar se edhe ndeshja Vllaznia-Flamurtari e përfunduar 3-2 me 3 gola në fundin e lojës është përfolur për trukim rezultati. Kapiteni i Vllaznisë Ndriçim Shtubina thotë se lojtarët me eksperiencë nuk e kanë problem këtë presion të krijuar pas akuzave por thotë se kjo mund të ndikojë tek futbollistët e rinj. Për trajnerin Cungu një barazim apo fitore me Skenderbeun edhe pse është e vështirë do ishte përgjigja e duhur.

Ndeshja Vllaznia-Skenderbeu do të luhet ditën e shtune në ora 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Një përballje që pritet me interes pas tensioneve të ditëve të fundit.

Artikulli paraprakVIJON DËMTIMI I VARREZAVE TË VJETRA MYSLIMANE
Artikulli tjetërPOLICIA NGRIHET NË KËMBË. KONTROLLE NËPËR SERA E TUNELE PËR KANABIS