Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu pragndeshjen me Laçin që do të jetë në transfertë të hënen me 15 maj e quan tejet të vështirë përballë një ekipi të fortë siç është Laçi.

Tekniku Cungu shprehet se të dy ekipet si Laçi por edhe Vllaznia do të luajnë në këtë përballje çdo gjë për çdo duke qenë se është një takim mes dy rivalëve direkt përsa i përket mbijetesës. Vllaznia sërish ka probleme sa i përket formacionit në transfertën ndaj Laçit duke qenë disa prej lojtarëve janë të dëmtuar ndërsa të tjerë si Bakaj mungojnë për shkak të kartonëve të verdhë.

Kuqeblutë ende nuk e kanë siguruar mbijetesën në Kategorinë Superiore sepse duhet edhe një pikë në tre ndeshjet e mbetura. Pas Laçit Vllaznia ka një transfertë po të vështirë me Teutën në Durrës dhe në javën e fundit pret një tjetër rival direkt për qëndrimin në Superligë siç është Tirana.

Artikulli paraprak“AMAR PELOS DOIS” MERR ÇMIMIN E PARË NË EUROVIZION
Artikulli tjetërLIVING – FILATELI DHE NUMIZMATIKE SHKODRANE