
Ulqini ka hyrë në sezonin turistik dhe fluksi i turistëve po vjen në rritje.
Ulqinin po e vizitojnë edhe shumë turistë nga vende perëndimore, duke dëshmuar nivelin bashkëkohor dhe cilësinë e shërbimeve që ofron ky destinacion turistik Të joshur nga bukuritë natyrore dhe plazhet e pastra, edhe numri i pushuesve nga Kosova po vjen gjithnjë e në rritje. Qeveria dhe OTeMZ bëjn thirrje për mosabuzim të çmimesh. Askush nuk ka të dhëna të sakta, por besohet se në këtë qytet pushojnë rreth 100 mijë njerëz ose pesë herë më shumë se ka banorë Ulqini. Jo vetëm kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu , por edhe përfaqësues të hoteleve, plazheve, bizneseve dhe i njohësve të turizmit, këtë sezon turistike e vlerësojnë si njërën nga më të mirat në vitet e fundit. Tani është e qartë që rezultatet e këtij sezoni në rivierën e Ulqinit do të jenë shumë më të mirë se në vitin 2015.






