Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu pas barazimit të arritur ndaj Skenderbeut vlerëson lojën e ekipit të tij dhe se skuadra shkodrane sipas teknikut Cungu tregoi kujdesin e duhur për mos të pësuar një humbje.

Trajneri Cungu shprehet se ka dyshime për penalltinë e akorduar për Skenderbeun. I pyetur për objektivat në vazhdimësi tekniku i kuqebluve thotë se pëlqen sfidat por kërkon të jetë me këmbë në tokë. Trajneri i Skenderbeut Agostinelli pranon se ekipi i tij ndodhet në një moment të mirë ndërsa nuk i bën përshtypje përmendja e Besnik Hasit si trajneri i ardhshëm i Skenderbeut. “Ishte një ndeshje interesante që skuadra e Skenderbeut duhej që ta fitonte. Humbëm një penallti që duhej kthyer në gol por kështu e ka futbolli. Besoj se skuadra ime e dominoi lojën dhe duhej të merrte edhe fitoren. Patëm disa raste për të shënuar por nuk po arrijmë që të finalizojmë dhe besoj ky është problemi jonë aktual. Nuk e njoh Besnik Hasin por kushdo qoftë janë vendime që i përkasin drejtuesve ndërsa unë bëj punën time dhe kërkoj maksimumin”.

Artikulli paraprakEKIPET E AKADEMISË VLLAZNIA FITOJNË ME KUKËSIN
Artikulli tjetërLU SHPËRTHEN ME TONE TË ASHPRA: POLITIKANËT GËNJEJNË SE BE DHE EURALIUS GABUAN ME PËRKTHIMIN