Leximi në bibliotekën “Marin Barleti” të qytetit të Shkodrës është një traditë shumëvjeçare. Sipas drejtorit të kërij institucioni, Gjovalin Çuni, vitet e fundit, edhe pse mund të duket e çuditshme, njerëzit janë shumë të interesuar të lexojnë. Përderisa, shifrat flasin për një numër të konsiderueshëm përsonash që preferojnë të lexojnë në ambjentet e bibliotekës. Çuni shpehet se edhe pse ka një skepticizëm që nuk lexohet, sidomos nga të rinjtë, situata nuk është kaq gri sa mund të shikohet.

Teknologjia ka patur një rol negative përsa i përket leximit, megjithatë interesi i prindërve dhe potencialisht i prindërve ka ndikuar jo pak që të mbaj në korent të rinjtë përsa i përket leximit.

Teknologjia ka luajtur rol negativ përsa i përket leximit, megjithatë libri vazhdon të jetë hapësira kryesore e edukimit.

Qyteti i Shkodrës ka fatin të ketë dy biblioteka, të cilat kanë ndikuar pozitivisht në ruajtjen e kësaj tradite të madhe. Biblioteka “Marin Barleti”, që prej krijimit ka qenë një hapësirë e madhe edukimi, e cila ka dhënë kontribut të gjerë në edukimin e brezave.