AI DEKLAROI SE NDRYSHIMI I KUSHTETUTËS ËSHTË NJË ÇËSHTJE QË MUND TË DISKUTOHET .

 

Lideri i SPS dhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, në përvjetorin e 24-të të partisë, tha se ndryshimi i Kushtetutës është një çështje që mund të diskutohet. “Tani për tani nuk ka pasur biseda”, kishte thënë Daçiç.Ai tha se si një njeri që ka dy dekada që është në politikë mendon se ndryshimet në Kushtetutë mund të shihen në mënyra të ndryshme dhe nuk do të ishte mirë që ndryshimet të bëheshin të pjesëshme.“Nëse kjo bëhet, duhet të shikoheshin vërejtjet e Komisionit Evropian, sepse pothuajse çdo vend që i afrohet BE-së, është dashur që për arsye të caktuara të bëjnë disa rregullime në legjislacionin e tyre”, shpjegoi ai.Sipas tij, duhet të shihet se çfarë mund të ndryshohet.Zv.kryeministri serb theksoi se, në këtë rast, disa njerëz ndoshta mendojnë për Preambulën që ka të bëjë me Kosovën, duke nënvizuar se kjo nuk është çështja kryesore, transmeton Telegrafi.“Duhet të shihen se në cilat pika Komisioni Evropian ka kundërshtime apo ato që ne mendojmë se kemi nevojë për t’i ndryshuar”, citohet të ketë thënë Daçiç.Sipas tij, me këto ndryshime duhet të kihet parasysh edhe fakti se Kushtetua nuk duhet të ndryshohet çdo tre apo katër vjet.