
Tre shtetas britanikë, përfshirë edhe një nënë të re, përballen me rrezikun që ta kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre në burg në Shqipëri, për pjesëmarrje në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur me në 19 prill në Shëngjin. Kështu shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”, në një artikull mbi procesin e ekstradimit të personave të kërkuar nga drejtësia shqiptare lidhur me krimin e rëndë. Vendimi pritet të jepet në nëntor, pasi Prokuroria shqiptare pretendon se 3 britanikë, duke përfshirë edhe nënën e një djali 7 vjeç, ishin të përfshirë në krim.Sipas hetuesve, Edmond Haxhia kontaktoi me Harriet Bridgeman, Steven Hunt dhe Thomas Mithan për ta ndihmuar në planin për të larë hesapet disa vjeçare me biznesmenin Nikulaj.Menjëherë pas ekzekutimit të biznesmenit në lokalin e tij, shtetasit britanikë bashkë me portugezin që kreu vrasjen, janë larguar nga Shqipëria, por prokuroria e Lezhës, kërkon ti ekstradojë ata për t’u gjykuar për vrasje në Shqipëri.Dosja në gjykatën e VVestminsterit ku po shqyrtohet kërkesa për ekstradim, tregon se të afërmit e Edmond Haxhisë dhe Ardian Nikulajt ishin përfshirë në një ‘gjakmarrje’ disa vjeçare.Tre shtetasit britanikë dyshohet se kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të kryer vëzhgimin e Ardian Nikulajt në lokalin e tij, në Shëngjin. Ruben Saraiva, 27 vjeç, i lindur në Portugali e banues në Mbretërinë e Bashkuar, është personi që qëlloi biznesmenin. Ai u largua nga Shqipëria menjëherë pas ngjarjes, por u arrestua në Marok në fillim të majit ku është dërguar kërkesa e ekstradimit.Ndërkohë në procesin që mbahet në Londër, Zoe Lash, përfaqësuese e qeverisë shqiptare, tha se më 19 prill në orën 13.23, Ardian Nikulaj u qëllua me gjashtë plumba.Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë dikë që hyn në lokal me një skafandër dhe një jelek fluoreshent, qëllon dhe largohet me një motoçikletë gri.Sipas saj, sulmi ishte i paramenduar që kishte një shkallë të konsiderueshme planifikimi.Haxhia, Hunt dhe Mithan mbeten në paraburgim, por Bridgeman u lirua me kusht pasi babai i saj i ofroi gjykatës një garanci prej 20,000 £.Seanca dëgjimore e ekstradimit do të mbahet në nëntor, ndërsa të akuzuarit kanë mohuar në vazhdimësi të kenë lidhje me ngjarjen.


