700 hektarë tokë janë të përmbytura vetëm në Njësinë Administrative Dajç. Toka të tëra janë përmbytur nga uji, ndërsa të mbjellat e banorëve të zonës kanë shkuar dëm.

Aktualisht, sipas administratorit Gjovalin Darragjati, rrezikohen të përmbyten nga uji në total 26 banesa në lagjen “Zadrimë” të fshatit Shirq.

Situata paraqitet kritike për këta banorë, ndërsa Darragjati bën apel për kompensim të dëmeve.

Banorët e lagjes “Zadrimë”, e cila është pushtuar nga uji, e kanë të pamundur të lëvizin nga banesat e tyre. Ata shprehen për Star Plus se pak centimetra kanë mbetur për t’u përmbytur shtëpitë e tyre, ndërsa tokat dhe të mbjellat kanë marrë fund.

Banorët apelojnë për kompensim të dëmeve, ndërsa kërkojnë që shkarkimet në hidrocentrale të jenë të kufizuara. Lartësia e ujit në pjesën më të madhe të territorit ka arritur nga 50 deri në 80 centimetra.

Përderisa, nga e enjtja raportohet se ka patur rritje deri në 15 centimetër.

Artikulli paraprakBASHA NË OBOT: MBËSHTES KËRKESËN E BASHKISË PËR SHPALLJEN E EMERGJENCËS
Artikulli tjetërMILLJA INSPEKTON PËRMBYTJET NË DAJÇ