Administratori Gjovalin Darragjati thotë se si shkak I pandemisë, numri i banorëve që emigrojnë ka pësuar rënie, por sërish situata mbetet shumë serioze. Sipas adminsitratorit, ky fenomen është më prezent tek të rinjtë dhe tek familjet e reja.

Administratori shton se problemet ekonomike mbeten faktori kryesor i emigrimit në masë të banorëve në njësinë administrative Dajç.

Në Dajc banorët e kanë të lidhur jetesën me blegtori e ndërsa një pjesë tjetër me biznesin e bimeve dekorative, mirëpo politikat aspak favorizuese dhe mungesa e subvencioneve për fermerët ka sjellë një situatë të rënduar ekonomike për këtë zonë