“NUK MUND TË PRESIM PREFEKTIN, AI BËN POLITIKË ME PËRMBYTJET TONA”. Është viti i 5-të që nga koha kur janë përmbytur por ende nuk janë dëmshpërblyer nga qeveria.

Banorët e Komunës Dajç nuk mund të presin deri me 25 të këtij muaji për një përgjigje nga Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani ndaj thonë se shumë shpejt do të organizojnë një protest massive për të kërkuar dëmshpërblimet. Pak ditë më parë banorët e Dajçit u takuan me prefektin Radovani dhe fillimisht u gjet konsensusi që prefekti të kthejë një përgjigje por duket se fundi i muajit është gjatë për ta. Dajçi ashtu si zona të tjera të NënShkodrës në 2010-ën por edhe më pas përjetuan përmbytjet massive që shkaktuan dëme të mëdha.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/3_4hysqkWZ8″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]