Kandidati i PD për bashkinë Shkodër Xhemal Bushati takoi fermerin Gjergj Lukaj nga Dajçi i cili la Italinë për të nisur biznesin me bimë dekorative ndërsa në pak kohë arriti që të eksportojë deri në dy kamionë drejt Europës. Kandidati Bushati tha se duhen ndjekur politika që këta fermerë të jenë të favorizuar duke qenë se krijojnë të ardhura të konsiderueshme në zonat ku punojnë.

Fermeri Gjergj Lukaj u shpreh se problemet me të cilat përballet janë të shumta, kryesisht rritja e çmimeve të pesticideve, naftës apo edhe mungesa e subvencioneve.

Zhvillimi i bujqësisë dhe përforcimi i fermerëve është një prej pikave kryesore në programin e kandidatit të PD për bashkinë Shkodër Xhemal Bushati.

 

Artikulli paraprakMETA I PROPOZON KUVENDIT GENT SEJKON PËR T’U RIZGJEDHUR GUVERNATOR I BANKËS SË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërBLERAN, DIGJET SHTËPIA, FAMILJARËT APEL PËR NDIHMË