Prej një jave ka filluar puna për vlerësimin e dëmëve të shkaktuara nga përmbytjet në njësinë administrative Dajç. Gjovalin Darragjati, administrator I kësaj njësie bën të ditur se tashmë ka përfunduar vlerësimi në fshatin Pentar, ndërkohë që drejt përfundimit të procesit janë fshatrat Belaj dhe Rrushkull ku ka patur dëme të konsiderueshme.

Për administratorin, edhe pse nuk ka përfunduar vlerësimi, dëmet e shkaktuara janë më të mëdha se ato të vitit 2019.

Një nga investimet me rëndësi në këtë njësi mbetet mirëmbajtja e argjinaturave.

Njësia administrative Dajç ka qenë më e prekura gjatë përmbytjeve të fundit ku sipërfaqja e tokave nën ujë ëshët vlerësuar deri në 3 mijë hektarë. ndërkohë që dhjetëra shtëpi kanë qenë të rrethuara nga uji.

Artikulli paraprakFERMERËT SHKODËR, JEPET KARTA E PARË E NAFTËS FALAS
Artikulli tjetërSHKODËR, ZVOGËLOHET SIPËRFAQJA E TOKAVE NËN UJË