Drejtori I Agjensisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako nga Dajçi ka deklaruar se jemi në kushtet e fatkeqësisë natyrore por nuk është nevoja që të merren masa të tjera për aq kohë sa po punohet me të githa kapacitet në terren pranë të gjitha zonave të përmbytura në bashkinë Shkodër.

Nga ana tjetër, prefektja Majlinda Angoni gjatë një inspektimi të fshatrave të përmbytur në njësinë administrative Dajç bëri të ditur se situata është ende në nivele të menaxhueshme.

Ndërsa për adminstratorin Gjovalin Darragjati, situata e krijuar në 24 orët e fundit është alarmante ndërsa thotë se këtë përkeqësim e kishet paralajmëruar më herët.

Në njësinë administrative Dajç janë më shumë se 100 hektarë tokë e përmbytur ndërsa janë më shumë se 100 familje të cilat rrezikojnë të përmbyten si shkak I nivelit të lartë të ujit në oborre.

Artikulli paraprakVLLAZNIA-APOLONIA, BRDARIÇ: MOMENTI PËR TË FITUAR
Artikulli tjetërPËRMBYTJE, PËRKEQËSOHET SITUATA NË BASHKINË SHKODËR