Njësia administrative Dajç është në javën e katërt të përmbytjeve. Administratori Gjovalin Darragjati bën të ditur se gjatë kësaj periudhe vështirësitë e krijuara nga përmbytjet kanë patur ndikim në të gjithë sektorët.

Pavarësisht rënies së nivelit të ujit me 3 cm gjatë natës, tokat janë të mbingopura me ujë dhe rënia e nivelit nuk përbën ndryshim për përmirësimin e situatës bën të ditur administratori.

Gjatë ditëve të fundit është bërë shpërndarja e bazës ushqimore për disa fshatra, po nevoja është disa herë më e madhe tregon administratori Darragjati.

Aktualisht në njësinë administrative Dajç sipërfaqja e tokave bujqësore të përmbytura vlerësohet më shumë se 1550 hektarë ndërsa dëmet ekonomike ttë shkaktuara në tokat bujqësore të përmbytura janë kolosale.