Pavarësisht situatës aspak të zakonshmenë të cilën u hapën shkollat këtë vit, duket se në njësinë administrative të Dajçit, problemet I ngjajnë një viti më parë. Rënia e numrit të nxënësve në shkolla, kryesisht si shkak I emigracionit ka bërë që ky fenomen të ndihet edhe më shumë këtë shtator.

Gjovalin Darragjati, administrator I Dajçit jep shifrat reale të nxënësve në shkollat e zonës ndërsa ngre shqetësimin për këtë situatë të krijuar ndër vite.

Nga ana tjetër, Darragjati bën të ditur se në njësinë administrative të Dajçit nuk ka mësues apo nxënës të infektuar me COVID-19.

Ulja e numrit të nxënësve ka filluar të ndihet në shumë fshatra të thellë të vendit, ku dhjetra shkolla janë mbyllur. Një situatë e tillë duket se do të krijohet edhe në njësinë e Dajçit deri vitin e ardhshëm